Përtypja e çamçakëzit ndihmon për të djegur më shumë kalori, njihuni me studimin

0
287

Ushtrimet intensive dhe ushqyerja e shëndetshme dihet se u ndihmojnë për të humbur peshë. Po disa hapa më të vegjël mund t’u ndihmojnë gjithashtu të digjni kalori dhe të humbni peshë më shpejt.

Një studim i ri ka zbuluar se përtypja e një çamçakëzi gjatë kohës që ecni mund t’u ndihmojë shumë në djegien e kalorive.

Në këtë studim u përfshin 46 persona, nga të dyja gjinitë nga mosha 21-69 vjeç. U vu re se ata persona të cilët ecnin gjatë kohës që përtypnin çamçakëz digjnin dyfishin e kalorive.

Megjithatë ky zbulim duhet të provohet në një grup më të madh njerëzish, sepse rezultatet nuk do të thotë se janë të barabarta për të gjithë. Gjithsesi ju mund ta provoni këtë gjë të paktën duke ecur dhe përtypyr për 15 minuta, sepse kjo metodë nuk ka asnjë efekt negativ.