Përqahen edhe shqiptarët e diasporës

0
403

Kryesia e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, aktivistët dhe nismëtarët e themelimit të kësaj organizate mbarëkombëtare, e të cilët ishin pasiv për shkak të përçarjeve të shkaktuara nga disa individ të papërgjegjshëm të infiltruar dhe të ndikuar nga qarqe të caktuara dhe që, të njëjtit thirreshin në emër të „Lobit Euro-Atlantik Shqiptar“ pa kurrëfar të drejte, ju ftoj që të aktivizohemi sa më shumë dhe sa më fuqishëm për ta dhënë kontributin e përbashkët, thuhet në faqen e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar- Global.

Ja postimi i plotë.
Drejtuar të gjithë aktivistëve të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar dhe Mërgatës shqiptare në Diasporë!
Drejtuar të gjitha degëve të formuara në shtetet e Europës.

K Ë R K E S Ë

Të nderuar zonja dhe zotërinjë, vëllëzër dhe motra!
Të nderuar lobiste dhe lobistë!
Duke i parë nevojat dhe kërkesat e juaja që të bashkohemi në një kulm të përbashkët të organizuar si mërgatë!
Duke e parë gjendjen ku ndodhet sot mërgata dhe shqiptarët në atdhe.
Duke e parë dhe ndjerë nevojën për t‘i dalë në ndihmë atdheut në fusha të ndryshme, por edhe nevojën e organizimit sa më të fuqishëm të mërgatës sonë:

Kryesia e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, aktivistët dhe nismëtarët e themelimit të kësaj organizate mbarëkombëtare, e të cilët ishin pasiv për shkak të përçarjeve të shkaktuara nga disa individ të papërgjegjshëm të infiltruar dhe të ndikuar nga qarqe të caktuara dhe që, të njëjtit thirreshin në emër të „Lobit Euro-Atlantik Shqiptar“ pa kurrëfar të drejte, Ju ftoj që të aktivizohemi sa më shumë dhe sa më fuqishëm për ta dhënë kontributin e përbashkët.

Të nderuar zonja dhe zotërinjë, vëllëzër dhe motra!
Hapat konkret që duhet t’i marrim bashkërisht, janë:
1. Një tubim për diskutim lidhur me gjendje aktuale në Atdhe dhe në Diasporë!
2. Formimi i një grupi punues të pavarur dhe neutral për riorganizimin e Mërgatës dhe të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar si organizatë shpresëdhënëse që është!
3. Mundësitë, mënyrat dhe veprimet e bashkëpunimit të Diasporës me institucionet e Atdheut.
4. Tema të lira që na preokupojnë!
Kryesia e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar – Global