Përmbytje nga shirat, humb jetën një grua në Greqi

0
209

Pasi moti i keq ka përfshirë rajonin ditët e fundit, një situatë alarmante është shkaktuar në Greqi.

Si pasojë e shirave ka patur përmbytje të mëdha.

Një grua e moshuar ka humbur jetën pasi uji i ka bllokuar daljen e shtëpisë.

Mësohet se persona të tjerë kanë kërkuar ndihmë tek autoritetet për situatën e shkaktuar.