Përfundon numërimi, ja 19 komunat që u fituan me të parën

0
399

Përfundimtare: Gazmend Muhaxheri e fiton Pejën
Komisioni Qendror Zgjedhor ka përfunduar numërimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale që janë mbajtur më 22 tetor.

Nga ky rezultat shihet se në 19 komuna të Kosovës nuk do të ketë balotazh.

Komunat ku nuk do të ketë balotazh janë:

Peja me kandidatin Gazmend Muhaxheri i LDK-së që ka marrë 21 mijë e 568 vota ose 50.31 përqind;

Lipjani me kandidat Imri Ahmeti nga LDK-ja me 16 mijë e 681 vota ose 59.64 përqind;

Komuna e Vitisë me kandidatin e LDK-së Sokol Haliti me 10 mijë e 764 vota ose 52.22 përqind;

Fushë Kosova me kandidatin Burim Berisha me 9 mijë e 406 vota ose 63.60 përqind;

Gllogovc kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci ka marr shumicën e votave të qytetarëve gjithsej 13 mijë e 683 ose 58.99 përqind;

Skënderaj ku kandidati i pavarur Bekim Jashari ka marr 13 mijë e 681 vota ose 85.66 përqind;

Deçani me kandidatin e AAK-së Bashkim Ramosaj me 10 mijë e 302 vota ose 64.36 përqind;

Hani i Elezit me kandidatin e pavarur Rufki Suma që ka marr 2 mijë e 823 vota ose 57.32 përqind;

Juniku me kandidat Agron Kuçin nga AAK që ka marr 1 mijë e 442 vota ose 58.44 përqind;

Mamusha me kandidatin Abdulhahi Krasniq nga Partia Demokratike Turke me 1 mijë e 326 vota ose 53.95 përqind;

Leposaviqi me kandidatin e Listës Serbe Zoran Todiq i cili ka marr 4 mijë e 857 vota ose 62.22 përqind;

Novobërda me kandidatin e Listës Serbe Svetislav Ivanoviq që ka marr 2 mijë e 979 vota ose 58.65 përqind;

Komuna e Shtërpcës me kandidatin e Listës Serbe Bratislav Nikoliq që ka marr 5 mijë e 636 vota ose 74.02 përqind;

Zubin Potok me kandidatin nga Lista Serbe Stevan Vuloviq me 2 mijë e 613 vota ose 80.50 përqind;

Zveçani Vuçina Jankoviq nga Lista Serbe me 2 mijë e 514 vota ose 69.26 përqind;

Gracanica me kandidatin e Listës Serbe Srgjan Popoviq i cili ka marr 6 mijë e 313 vota ose 87.90 përqind;

Ranillugu kandidati i Listës Serbe Vladica Aritonoviq me 2 mijë e 279 vota ose 77.62 përqind;

Parteshi me kandidatin Dragan Petkoviq nga Lista Serbe me 1 mijë e 511 vota ose 58.95 përqind;

Mitrovica e Veriut me kandidatin Goran Rakiq nga Lista Serbe i cili ka marr 5 mijë e 157 vota ose 66.97 përqind.

—–

Përfundon numërimi për Ferizaj

Ka përfunduar numërimi zyrtar i votave në Komunën e Ferizaj, ku i pari ka dalë kandidati i PDK-së, Agim Aliu, ndërsa i dyti Muharrem Svarqa i LDK-së.

PDK dhe LDK do të ballafaqohen mes vete në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Ferizaj.

Aliu ka marrë 19.733 vota ose 38.56 për qind, derisa për Svarqën kanë votuar 15.721 qytetarë ose 30.72 për qind të votave.

Përfundon numërimi për Vushtrri dhe Obiliq, ja rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar të gjitha votat për komunën e Vushtrrisë dhe atë të Obiliqit.

Në balotazhin për Kryetar të Vushtrris do të garojnë Ferit Idrizi nga Partia Demokratike të Kosovës, me 33.32 për qind dhe Xhafer Tahiri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili ka marrë 25.78 për qind të votave.

Ndërkaq në Obiliq, kryetari në detyrë Xhafer Gashi nga AAK’ja ka marrë 37.18 për qind të votave.

Në raundin e dytë ai do të përballet me Mehmet Krasniqin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që fitoi 27.17 për qind të votave.

Në përfundim të numërimit të votave në Gjakovë: ky është rezultati

Ka shkuar në 95% numërimi i votave zyrtare në Komunën e Gjakovës. Në këtë komunë prin kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ardian Gjini. Partia e tij do të jetë në balotazh me partinë e Alternativës, kandidate e se cilës është Mimoza Kusari.

Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ardian Gjini vazhdon të prijë me 40.63%. Ndërsa kandidatja e Alternativës ka vetëm 31.69% deri më tani.

Kandidati që ka fituar më së paku vota në Gjakovë është nga Aleanca Kosova e Re. Ai është Edmond Dushi, i cili fitoi vetëm 412 vota, nga numërimi i 95% të tyre.

Përfundon numërimi i votave në Podujevë, KQZ jep detajet e rezultateve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar të gjitha votat për komunën për Podujevës.

Sipas rezultateve të publikuara në faqen e saj zyrtare kjo komunë do të shkoj në balotazh.

Agim Veliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës kësaj here do të shkoj në balotazh sepse ka marrë vetëm 48.27 për qind të votave.

I dyti është Ajet Potera nga Lëvizja Vetëvendosje i cili ka marrë 29.80 për qind të votave.

Numërohen mbi 90% të votave në Prishtinë: Ky është rezultati

Janë numëruar mbi 91 për qind të votave zyrtare në Komunën e Prishtinës, teksa prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, i pasuar nga ai i LDK-së, Arban Abrashi.

Ahmeti, pas numërimit të 91.1 për qind të votave, numëron 34.407 vota të fituara apo kthyer në përqindje 43.49 për qind.

Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Arban Abrashi ka fituar 35.87 për qind të votave deri më tani.

Kandidati me më së paku vota në Prishtinë është Rifat Deri nga Alternativa. Ai ka fituar vetëm 243 vota, nga numërimi i mbi 91 për qind të tyre.

Malisheva në balotazh

Në zgjedhjet e mbajtura gjatë ditës së djeshme qyteti i Malishevës nuk ka arritur që të zgjedhë kryetarin e saj në raundin e parë.

Kandidati i NISMA-s, Ragip Begaj, doli i pari në këtë komunë me gjithsej 41 përqind, përqindje kjo e pamjaftueshme për të kaluar qysh në këtë raund.

Begaj në balotazh do të përballet me kandidatin e PDK-së, Mursel Gashi, i cili ka arritur të mbledhë 27,56 përqind të votave të Malishevës.

Pas tyre u renditën kandidati i kandidati i Vetëvendosjes, Adem Berisha me 13,74 përqind dhe kandidati i LDK-së, Sami Kafexholli me 12,74 përqind.

Përfundimtare: Gazmend Muhaxheri e fiton Pejën

Gazmend Muhaxheri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 50.31 për qind të votave për kryetar të Komunës së Pejës.

Kjo është bërë publike në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas procesimit të 100 përqind të vendvotimeve në këtë qytet.

Me përëqindjen e votave që fitoi Muhaxheri ky qytet nuk shkon në balotazh.

Në garë për Pejën ai ishte me Fatmir Gashin e AAK-së, Bashkim Nurbojën e Vetëvendosjes, Sabiha Shalën e PDK-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është afër përfundimit të numërimit të votave nëpër komuna të Kosovës.

Kështu në Prishtinë, KQZ deri më tani ka numëruar më shumë se 90 përqind të votave, ku prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti me 43.49 përqind, derisa ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës Arban Abrashi, ka fituar 35.87 përqind. Kësisoj, kjo komunë shkon në balotazh.

Në Prizren, pas numërimit të mbi 90 përqind të votave, garë e ngushtë po zhvillohet në mes të PDK-së me 29,68% dhe Lëvizjes Vetëvendosje me 22,46%.

Edhe në Gjakovë, gara është e koncentruar tek AAK-ja që pas numërimit të 95 përqind të votave, ka 40,63%, derisa kandidatja e Alternativës Mimoza Kusari, e ndjek pas me 31,69%.

Ndërsa në Ferizaj, kur janë numëruar 95.68% të votave kandidati i PDK numëron 39,18% të votave, që pason me atë nga LDK-në e cila deri më tani ka siguruar 30,00%.

Në Gjilan, kur janë numëruar 86.82% të votave Lutfi Haziri I LDK-së po prin me 43,24%, ndërsa Sami Kurteshi i VV-së, mbetet pas me 27.12% të votave.

Në Mitrovicë, pas numërimit të gjithë votave, garë e ngushtë do të zhvillohet mes PDK-së që ka siguruar 29,63% dhe AKR-së, me 27,03 % të votave.

Ndërkohë në Pejë, kandidati i LDK-së Gazmend Muhaxheri ka fituar garën pa balotazh, pasi ka marrë më shumë se 50 përqind të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke procesuar numërimin e fundit për zgjedhjet për kryetarë komunash.

Si rëndom, procesi i pasqyrimit të votave në uebfaqen e KQZ-së komplikohet. Megjithatë, sipas rezultateve të orës 1:00 pas mesnate, pasqyra është kjo:

Në Deçan Bashkim Ramosaj i AAK-së fiton pa balotazh me 63.18 për qind.

Në Gjakovë, pas numërimit të 90 për qind të votave, do të ketë balotazh mes të Ardian Gjinit të AAK-së dhe Mimoza Kusari-Lilës të Alternativës. Gjini ka 40.36 për qind të votave, ndërsa Kusari-Lila 31.82 për qind të votave.

Në Drenas pa balotazh ka fituar Ramiz Lladrovci i PDK-së.

Në Gjilan janë numëruar 74.42 për qind të votave. Ky rezultat e vendos Lutfi Hazirin e LDK-së të parin me 43.56 për qind, ndërsa në balotazh hyn Sami Kurteshi i Vetëvendosjes me 26.86 për qind.

Në Dragash janë numëruar 84.75 për qind e votave e atje do të ballafaqohen Selim Kryeziu i LDK-së (37.94 %) me Shaban Shabanin e PDK-së (28.12%).

Për herë të parë Istogu shkon në balotazh. Nga 87.3 për qind e votave të numëruara, Haki Rugova i LDK-së është ndalur në 43.85 për qind të votave, i ndjekur nga Gani Dreshaj i AAK-së me 37.07 për qind.

Në Kaçanik janë numëruar 82.98 për qind e votave. Aty po zhvillohet garë e ngushtë për vendin e dytë. I pari është Besim Ilazi i PDK-së (39.21%), i dyti Basri Kodra i VV-së (21.69%) e Shkëlqim Jakupi i LDK-së me 19.59 për qind.

Në Klinë kryetari aktual Sokol Bashota i PDK-së do të duhet që edhe për katër javët e ardhshme t’i bindë qytetarët se meriton edhe një mandat. Ai ka marrë 37.48 për qind të votave, ndërsa për balotazh luftojnë Zenun Elezaj i AAK-së me 24.54 për qind të votave dhe Besim Hoti i LDK-së me 24.11 për qind. Në këtë KQZ ka numëruar 83.87 për qind të votave.

Në Fushë Kosovë nuk do të ketë balotazh, pasi Burim Berisha i LDK-së ka fituar mandatin e katërt si kryetar komune me 63.45 për qind kur KQZ ka numëruar 82.22 për qind të votave.

Për herë të parë, VV prin në Kamenicë. Qëndron Kastrati ka fituar 34.28 për qind të votave dhe në balotazh e pret Shaip Surdullin e LDK-së që ka 28.39 për qind të votave. KQZ nga kjo komunë ka numëruar 89.29 për qind të votave.

96 për qind të votave janë numëruar në Mitrovicë. Valdete Idrizi e PDK-së prin ngushtë para Agim Bahtirit të AKR-së. E para ka 29.7 për qind e i dyti 27.13 për qind.

As në Lipjan s’do të ketë balotazh. KQZ ka numëruar 92.68 për qind të votave dhe fitues është Imri Ahmeti i LDK-së me 59.53 për qind të votave.

94.29 për qind të votave janë numëruar në Obiliq. Kryetari aktual Xhafer Gashi i AAK-së është fare pranë kuotës së 50 përqindëshit (49.18%). Nëse Obiliqi shkon në balotazh, do t’i duhet të garojë kundër Mehmet Krasniqit të LDK-së (27.78%).

Në Rahovec prin Smajl Latifi i AAK-së (33.26%) i ndjekur nga Idriz Vehapi i PDK-së (29.68%). Janë numëruar 97.44 për qind të votave.

Në Pejë Gazmend Muhaxheri i LDK-së ka fituar pa balotazh me 50.31 për qind.

Podujeva për herë të parë hyn në balotazh nëse vazhdon rezultati sikur i 88.29 për qind të votave të numëruara. Agim Veliu i LDK-së prin me 48.42 për qind, i ndjekur nga Agim Potera i VV-së me 29.84 për qind.

KQZ ka numëruar vetëm 76.69 për qind të votave në kryeqytet, Prishtinë. Sipas tyre, Shpend Ahmeti i VV-së prin me 44.52 për qind, ndërsa në balotazh do të përballet Arban Abrashin e LDK-së (35.89%).

Në Prizren janë numëruar 85.84 për qind e votave. Shaqir Totaj i PDK-së është i pari me 30.04, ndërsa në balotazh hyn Mytaher Haskuka i VV-së me 21.92 për qind.

Siç pritej, në Skenderaj kandidati i pavarur Bekim Jashari ka fituar pa balotazh mbi 85 për qind të votave.

Në Shtime do të ketë balotazh mes Naim Ismajlit të PDK-së dhe kandidatit të pavarur Fatmir Rashiti.

LDK-ja që udhëhiqte me Suharekën tani do të hyjë në balotazh si e dyta. Sali Asllanaj i LDK-së do të garojë në balotazh me Bali Muharremajn e AAK-së.

Në Ferizaj, Agim Aliu i PDK-së po udhëheq me rreth 39 për qind të votave, duke lënë prapa Muharrem Sfarqën e LDK-së me të cilin do të përballet në balotazh.

Në Vushtrri me 80 për qind të votave të numëruara, Ferit Idrizi i PDK-së ka 32.82 për qind të votave ndërsa LDK e VV përballen fort për pozitën e dytë. Xhafer Tahiri i LDK-së ka 26.06 për qind të votave, ndërsa Besim Muzaqi ka 25.29 për qind të votave.

Malisheva është komuna e vetme në të cilën në balotazh hyn Nisma. Nisma që udhëheq me këtë komunë në balotazh hyn si e para me Ragip Begajn që ka marrë 39.97 për qind të votave. Ai ndiqet nga kandidati i PDK-së që ka 27.72 për qind të votave.

Vitia është komuna e radhës e cila nuk do të ketë balotazh. Sokol Haliti i LDK-së ka fituar shumicën e nevojshme për t’iu shmangur balotazhit.

Rezultatet mund t’i shikoni në linkun e mëposhtëm.

https://results.kqz-ks.org/Results.aspx?RaceID=1&UnitID=1&IsPS=0&Turnout=2&LangID=2

Në Vushtrri Idrizi i pari, Tahiri i dyti

Nga 80 përqind të votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja në Vushtrri kandidati për kryetar të komunës nga radhët e PDK-së Ferit Idrizi prin me 32.82 përqind

Pasuar nga Xhafer Tahiri i LDK-së me 26.06 përqind, Besim Muzaqi i Vetëvendosjes me 25.29 përqind, Nasuf Aliu i AKR-së me 8.21 përqind, Lutfi Bilalli me 5.04 përqind dhe Avdullah Vojvoda i Nismës me 2.58 përqind.

Shpend Ahmeti prin para Arban Abrashit me mbi 8 për qind

Nga 64.83 për qind të votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja, në Prishtinë prin kandidati për kryetar komune nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti me 44.49 për qind, pasuar nga Arban Abrashi i LDK-së 36.16 për qind, Selim Pacolli i AKR-së 8.80, Lirak Çelaj PDK 5.97 për qind, Arbër Vllahiu i AAK-së me 3.31 për qind.

Kandidatët tjerë kanë më pak se një për qind.

Gazmend Muhaxheri vazhdon të jetë i pari në Pejë

Nga 94.70 përqind të votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja në Pejë, prin kandidati për kryetar të komunës nga radhët e LDK-së Gazmend Muhaxheri me 50.35 përqind, pasuar nga Fatmir Gashi i AAK-së 31.96 përqind, Sabiha Shala e PDK-së me 9.25 përqind, Bashkim Nurboja Lëvizja Vetëvendosje me 6.38 përqind.

Kandidatët tjerë kanë më pak se një për qind të votave.

Mitrovicë: PDK në epërsi para AKR-së

Nga 93 për qind të votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja për kryetar të komunës së Mitrovicës Jugore, Valdete Idrizi nga radhët e PDK-së prin me 29.80 për qind, pasuar nga Agim Bahtiri i AKR-së 27.14 për qind.

Safet Kamberi i LDK-së renditet i treti me 21.50, Fehmi Ferati i LVV-së me 15.56 për qind.

Kandidatët e tjerë kanë më pak se dy për qind.

Gjilan: LDK prin bindshëm para Vetëvendosjes

Nga 59.69 për qind të votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja, në Gjilan prin kandidati për kryetar komune nga radhët e LDK-së Lutfi Haziri me 42.60 për qind, pasuar nga Sami Kurteshi i Vetëvendosjes 26.98 për qind, Zenun Pajaziti PDK 18.42, Rexhep Kadriu AAK 10.03 për qind, Bajram Hasani Nisma 1.28, Naser Morina PD 0.70.

50 për qind të votave të numëruara, këto janë rezultatet në Prishtinë

KQZ ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, pas më shumë se 50 për qind të votave të numëruara.

Teksa janë numëruar 52.54 për qind të votave, Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes prin me 44.08 për qind të votave. Ai ndiqet nga Arban Abrashi i LDK-së me 36.65 për qind të votave. I treti mbetet Selim Pacolli i AKR-së me 8.78 për qind.

DnV ka zbuluar më herët se në Prishtinë, edhe pas më shumë se 95 për qind të votave të numëruara, do të ketë balotazh.

PDK para LDK-së në Ferizaj

Nga 84.17 për qind të votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja në Ferizaj, prin kandidati për kryetar të komunës nga radhët e PDK-së Agim Aliu 39.90 për qind, pasuar nga Muhamet Svarqa i LDK-së 30.84 për qind.

Faton Topalli i Lëvizjes Vetëvendosje me 20.89, Xhavit Zariqi AAK 4.13 për qind, Amir Rexhepi AKR 1.68, Qazim Rahmani, Partia e Ashkalinjve për Integrim 1.17 për qind.

Kandidatët tjerë kanë më pak se një për qind të votave.

AAK prin në Gjakovë

Nga 25.00 për qind të votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja në Gjakovë, prin kandidati për kryetar të komunës nga radhët e AAK-së Ardian Gjini me 40.63 për qind, pasuar nga Mimoza Kusari nga Alternativa 30.71 për qind, Driton Çaushi i Lëvizjes Vetëvendosje me 13.45, Ramadan Hoti PDK 7.37 për qind.

Bekim Ermeni LDK ka 3.46, Fazli Hoxha i Nisma për Kosovën 3.13 për qind, Edmond Dushi AKR 1.25 për qind.

Pejë: Nga 17.42 % të votave të numëruara prin Gazmend Muhaxheri

Nga 17.42 për qind të votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja në Pejë, prin kandidati për kryetar të komunës nga radhët e LDK-së Gazmend Muhaxheri me 49.41 për qind, pasuar nga Fatmir Gashi i AAK-së 31.17 për qind, Sabiha Shala e PDK-së me 10.59, Bashkim Nurboja Lëvizja Vetëvendosje me 6.63 për qind.

Kandidatët tjerë kanë më pak se një për qind të votave./KosovaPress/

Prizren: Nga 15.07 % të votave të numëruara prin Shaqir Totaj i PDK-së

Nga 15.07 për qind të votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja në Prizren, prin kandidati për kryetar të komunës nga radhët e PDK-së Shaqir Totaj me 34 për qind, pasuar nga Hatim Baxhaku i LDK-së 18.39 për qind, Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje 16.03, Emilia Rexhepi i Nova Demokratska Stranka 10.19 për qind, Lulzim Kabashi i AAK-së me 10.05 për qind.

Zafir Berisha i Nismës për Kosovën ka 6.10 për qind, Sencar Karamuço KDTP ka 3.72 për qind, derisa kandidatët tjerë kanë më pak se një për qind të votave./KosovaPress/

Nga rreth 5 për qind të votave të numëruara në Prishtinë prin Shpend Ahmeti

Nga 4.66 për qind të votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja, në Prishtinë prin kandidati për kryetar komune nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti me 41.66 për qind, pasuar nga Arban Abrashi i LDK-së 35.43 për qind, Lirak Çelaj i PDK-së është i treti me 8.05 për qind, Selim Pacolli i AKR-së 7.99, Arbër Vllahiu i AAK-së me 3.40 për qind.

Kandidatët tjerë kanë më pak se një për qind.