PËRFUNDOI ME SUKSES CASTING-U PËR SERIALIN «KTHETRA» PRODUKSI0N I TV SYRI BLUE

0
606

 

 

Të dielën e kaluar në lokalet e Tv Syri Blue, para regjisorit të mirënjohur nga diaspora, z. Adem Kicaj dhe drejtorit të po këtij televizioni, z. Musli Sahiti, u mbajt përgjedhja, (Castingu) e aktorëve të cilët do të luajnë në serialin, telenovelën «Kthetra» në skenarin e Besnik Rrahmanit dhe produkcion i televizionit Syri Blue.

Një numër i madh i kandidatëve, posaçërishtë të rinjësh, kishin ardhur që në orët e para të mesditës së të dielës, duke pritur orë të tëra radhën për të dalur para regjisorit dhe drejtorit, për të sprovuar veten dhe kandiduar për një rol në serialin në fjalë.

 

Kriteret ishin mjaftë rigoroze dhe të vështira por kandidatët e paraqitur dhanë gjithë nga vetja dhe treguan aftësi dhe dhunti, talent të madh. Kishin ardhur nga të gjitha pjesët e Zvicrës, që nga St. Gallen e deri në Lausanne dhe Gjenevë. Por, edhe nga jashtë. Kishte dhe nga Franca dhe Belgjika. Kishte nxënës, studentë, puntorë dhe nga profesione të tjera e që nuk kishin asnjë lidhje me aktrimin dhe filmin pos që kishin parë në kino apo tv.

E për të qenë kjo përzgjedhje, Casting, edhe më interesantë, kishim dhe kandidatë jo shqipfolës nga Neuchatel-i dhe Solothurn-i.

Sprovoheshin në shumë pika dhe për shumë aftësi. Të gjithë u përgjigjën në 14 pikat, pyetjet të cilat i kishin përgaditur për kandidtët komisioni i serialit.

Ishte një atmosferë shumë e këndshme, biseda, njohje mes kandidatëve, të qeshura, këndim, pika humoristike, demostrim të aktrimit nga regjisori Kicaj, muzikë, valle etj…etj. Komisioni u nda shumë i knaqur si me aftësitë që i treguan kandidatët po ashtu dhe me entuziazmin me të cilin mundosheshin në çdo mënyrë të tregojnë dëshirën për të marrë një rol në serialin e përmendur.

  E gjithë kjo zgjati gjerë në ora 23.00 h të natës, por përshtypja ishte se po të zgjaste edhe aq nuk do të mërziteshin e as nuk do të pritonin të vazhdonin.
Në fund, të gjithë së bashku, të kënaqur nga ky «shou» madhëshor hodhën valle të përcjellur nga i riu Besim Zylfija, i cili gjithashtu gjatë gjithë kohës mbuloi sallën me muzikë të lehtë dhe nuk i la as kandidatët e as komisionin të lodhen dhe mërziten.
Ky ishte në një farë dore dhe betimi në një përkushtim serioz dhe dëshirën për suksesin e serialit.
N. Abdiu