Për shkak të borxhit, Maqedonia mbetet jashtë Eurovisionit

0
342
Emri i Maqedonisë nuk u gjet në listën e 42 pjesëmarrësve në festivalin e këngës evropiane “Eurovision” për vitin e ardhshëm.

Si arsye se pse Maqedonia nuk do të ketë përfaqësues të vetin në “Eurovision” në vitin 2018 përmendet borxhi të cilën servisi publik e ka ndaj EBU-së, shkruan Indeksonline.

“Eurovision” Song Contest në vitin 2018 do të mabhet prej datës 8 deri 12 maj në Lisbonë të Portugalisë me moton All Aboard!

Ndërsa në finale do të mund të kualifikohen 26 nga gjithsej 42 shtete pjesëmarrëse.