Pensionisti: Më shumë po dhanë pare për qen sesa për neve

0
233

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari aktual i Prishtinës Shpend Ahmeti sot ka mbajtur një konferencë për media në sheshin e Prishtinës.

Para se të nis konferencën Ahmeti është përshëndetur me disa qytetarë. Madje njëri nga ta që ka thënë se është pensionist i ka premtuar atij votat edhe në emër të të tjerëve.

Pensionisti I tha Ahmetit se askush nuk po I përmend ndërsa më shumë po japin pare për qen sesa pë rata.

“O Shpend Ahmeti, krejt votat e pensionistëve i ke, se kërkush s’po na kqyr me sy. Ma shumë po dhan pare për qen sesa për neve. Qenve ka 10 euro ndërsa neve ka 1 euro e gjysmë. Krejt votat I ke”, i tha pensionisti Ahmetit.