PDK doli e para në 3 komuna të mëdha, flet kreu i saj

0
450

Kreu u Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka dalë me një deklaratë pas mbylljes së të gjitha qendrave të votimit dhe pas publikimit të Exit-poll-it nga Klan Kosova.

Veseli, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se qytetarët edhe një herë dëshmuan se PDK-ja është forca e ndryshimit.

Postimi i plotë i Veselit:

Qytetarët treguan, edhe një herë, besimin e palëkundur që kanë për Partinë Demokratike të Kosovës.

Ju falënderoj nga zemra të gjithëve për votëbesimin tuaj.

Bashkë, si gjithmonë, jemi forcë e ndryshimit.