Pas vendimit të Gjykatë Supreme, vjen reagimi i parë nga LDK-ja

0
203

Paneli i gjykatësve të Gjykatës Supreme ka miratuar sot gjatë ditës ankesat e Vetëvendosjes kundër vendimi të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili çonte në rinumërim kutitë e votimit në Prishtinë dhe Prizren.

Sipas zyrtarit të gjykatës, vendimet e PZAP janë hedhur poshtë dhe vendimet tashmë janë dorëzuar tek palët.

Vendimin e Gjykatës Supreme, e kanë përshëndetur zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosjes,  duke u shprehur kështu se ata tashmë janë fitues.

Mirëpo, Lidhja Demokratike e Kosovës, parti kjo e cila kishte ankesa  për votimin në Prishtinë ka thënë për “Bota sot” se ata do të vazhdojnë t’i adresojnë ankesat e tyre.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, është shprehur se ata kanë respektuar gjithmonë sistemin gjyqësor të Kosovës, madje edhe atëherë kur nuk janë pajtuar me vendimet e tyre Gecaj ka shtuar se ata vazhdojnë të besojnë se eleminimi i parregullësive dhe numërimi i votave të panumëruara do ta bëjnë Arban Abrashin fitues “Lidhja Demokratike e Kosovës gjithherë ka respektuar sistemin gjyqësor të Kosovës, madje edhe atëherë kur nuk është pajtuar me vendimet e tyre. Ne do të vazhdojmë t’i adresojmë ankesat tona ende në kuadër të sistemit të ankesave, duke shpresuar të zbardhim çfarëdo parregullësie që mund të ketë në tërë procesin zgjedhor. Ne poashtu ende vazhdojmë të besojme se elimini i parregullësive dhe numërimi i votave te panumëruara ende do të dërgojnë vullentin e qytetarëve të Prishtinës në vend dhe do të nxjerrin përfundimisht Arban Abrashin fitues të këtyre zgjedhjeve”, ka pohuar Gecaj për “Bota sot”.

Vendimi i Gjykatës Supreme, tashmë i hapë rrugë procesit të numërimit të votave me kusht për dy komunat.

Sipas, deputetit të Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, nesër në ora 10:00 fillon numërimi në Prishtinë e Prizren.