Pas rezultatit të zgjedhjeve lokale, paralajmërohen zgjedhje të reja parlamentare, ja kur mund të mbahen

0
388

Zgjedhjet lokale të 22 tetorit kanë dhënë rezultate ndryshe nga zgjedhjet parlamentare.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka dalë partia fituese e shumicës së komunave, pas saj PDK-ja dhe partitë tjera.

Sipas njohësve të zhvillimeve në vend, zgjedhjet lokale mund të ndikojnë në koalicionin qeverisës.

Analisti Blerim Burjani, ka thënë për “Bota sot” se zgjedhjet lokale mund të ndikojnë në koalicionin qeverisës, prandaj mendohet se ky koalicion të mbijetojë deri në pranverë.

Sipas Burjanit, zgjedhjet lokale, koalicionet dhe prishjet e konturave të interesave mund të ndikojnë në klimën e përgjithshme dhe në koalicion qeverisës.

Burjani ka shtuar se në prill të vitit të ardhshëm do të ketë zgjedhje të reja.

“Natyrisht se po, ndikimet mund të ketë dhe këto të zgjerohen, qeveria nacionale është e  përkohshme dhe nuk dihet fare sa do të ketë gjasa të punojë , mendohet se deri në pranverë të ketë zgjedhje sërish në nivelin nacional. Zgjedhjet lokale dhe koalicionet dhe prishjet e kontruave të interesave mund të ndikojnë shumë edhe në klimën e përgjithshme dhe në koaliconet qeverisëse të vendit, pushteti lokal është më stabil në këtë kontekst, por pushteti nacional është i zbehtë dhe pa ndonjë mundësi për të funksionuar  drejt.  Jam shumë pesimist se qeveria nacionale do të qëndrojë më gjatë se deri në prill të vitit 2018”, ka deklaruar Burjani për “Bota sot”.