Pas Mogherinit, shqiptarët zhvendosen te profili i Donald Trump ku po bombardojnë me komente

0
202

Mijëra shqiptarë që prej dje kanë komentuar në një postim të Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini, ku bëhej fjalë për të drejtat e njeriut.

Në atë postim, dhjetëra mijëra komente kërkuan të drejta edhe për shqiptarët, me pretendimin se janë shkelur kur nuk është dhënë e drejta e lëvizjes së lirë në shtetet e BE-së.

Shumë shqiptarë sot kanë ndërruar destinacion, duke komentuar në postimet e presidentit amerikan Donald Trump dhe në postimet e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Megjithatë, për amerikanët nuk ka kritika.

“Zoti e bekoftë SHBA-në. Nga Kosova, me dashuri”, është komenti që po lihet në hapësirat e komenteve të faqes së Trump dhe ambasadës amerikane.

Kjo vjen si shenjë falendërimi për mbështetjen e pakusht të SHBA-së për Kosovën, siç ishte së fundmi edhe mbështetja për themelimin e Ushtrisë.