Partneri i ri i Luanës

0
437

Fytyra e Luanës është e dëshiruar në televizion dhe sapo kalojnë orët ajo thith më shumë audiencë.

Ndërsa publiku ishte mësuar për më shumë se 10 vjet në bashkëprezantimin e Marinës me Manushin, tashmë do të ketë një qasje të re.

Manushi pas përvojës sportiv të së hënës, ku ka mbetur “beqar”, do të duhet të ribashkohet me një prej motrave Vjollca të shtunën në mbrëmjen, në programin më të ri në Top Channel.

Por duket se Manushi nuk do të jetë i vetmi partner i Luanës, pasi Top Channel ka “thirrur sërish në apel” një prej “gangsterëve” të humorit, Gent Hazizin.

Nën drejtimin e Luana Vjollcës, “Shiko kush luan” të shtunën, ora 20:50 në Top Channel.