Parashikohen përballje anglezo-spanjolle, shorti vendos

0
164

Uefa Chamipons League dhe Europa Leagua kanë mbyllur ndeshjet e grupeve ku tani presin të shortohen dhe të përballen nj-tj në fazën me kualifikim direkt.

Shorti pritet të vendosë përballje të bukura ku një ndër ato është edhe përballjete anglezo-spanjolle.

Në orën 12:00 të së hënës pretendentët për fronin do t’i mësojnë rivalët e tyre, edhe pse në fushë do të zbresin vitin që vjen. Ndeshjet e para do të luhen më 12 dhe 13 shkurt, si dhe më 19 dhe 20 shkurt, ndërsa ato të kthimit në muajin mars. Rregullat për vazot në Nion janë të qarta dhe me dy grupime, ato që dolën të parat dhe ato të kualifikuara pas tyre.

Asnjë skuadër nuk do të mund të sfidojë një ekip që ka luajtur më parë në grup, apo brenda të njëjtit shtet. Një orë pas shortit të Ligës së Kampionëve, të hënën do t’i mësojnë kundërshtarët edhe ekipet e mbijetuara në Evropa Ligë. 32 skuadrat e kualifikuara, 24 nga grupet e Evropa Ligës dhe tetë të tjera që vijnë nga Liga e Kampionëve, si vende të treta, janë ndarë në dy vazo.

Në vazon e parë janë vendosur skuadrat që e mbyllën grupin në vendin e parë dhe ekipet e treta më të mira që vijnë nga Liga e Kampionëve. Skuadra të mëdha të vazos së parë, si Chelsea, Arsenali, Interi apo Napoli, shpresojnë t’i shmangin përplasjet me kundërshtarë të fortë si Lazio, Sporting apo Shakhtar Donetsk. Në bazë të rregullores, në këtë raund nuk mund të ketë përplasje të skuadrave nga i njëjti shtet.