Parashikimi i motit

0
311

Mot kryesisht i vranët Meteorologët, për sot, parashohin se do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje lokale shiu të cilat do të jenë më të theksuara në orët e pasdites. Temperaturat do të sillën në mes 3 e 11 gradë celsius. Dita e mërkurë pritet të ketë më shumë vranësira të cilat do të sjellin më shumë reshje shiu.

Temperaturat do të lëvizin në mes 3 e 8 gradë celsius. Gjatë ditëve në vijim, parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale shiu, kurse në viset malore, mbi 1500 metra lartësi, edhe reshje bore. Temperaturat do të sillën në mes 2 e 9 gradë celsius.