Parashikimi i motit Sot

0
207

Parashikimi i motit Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët, temperaturat do të lëvizin në mes minus 1 e 12 gradë celsius.

Të premten do të kemi vranësira të pjesshme, kurse temperaturat nuk pritet të pësojnë ndryshime të qenësishme, ato do të lëvizin në mes 0 e 11 gradë celsius.

Në ditën e parë të fundjavës, na pret mot kryesisht i kthjellët me temperatura që do të sillën në mes 2 e 11 gradë celsius.

Mirëpo, të dielën priten vranësira të pjesshme të cilat të hënën do të marrin karakter zhvillimi e të sjellin edhe reshje shiu e vende-vende edhe reshje bore. Vranësirat do t’i përcjelli edhe rënia e temperaturave për afro 6 gradë celsius.