Parashikime të frikshme/ Ja 3 katastrofat që do ti ndodhin Tokës

0
255

Jane Goodall është një antropologe e njohur që për më se 40 vjet ka studiuar jetën shoqërore të shimpanzeve dhe njëkohësisht autore e librit “Reason For Hope”. Ajo ka bërë tre parashikime për botën.

Vizioni i saj në pamje të parë duket më shumë se utopik, por në fakt disa ndryshime drastike për planetin tonë aktualisht janë në zhvillim që tani.

1. Njerëzit do të lënë shtëpitë e tyre. Bëhet fjalë për një braktisje të detyruar të shtëpive për shkak të ngritjes së nivelit të ujit të oqeanit, por edhe për shkak të ndryshimeve klimatike që do të pasohen me zmadhimin e zonave të shkretuara.

2.Infeksionet do të jenë më të vështira për t’u kontrolluar. Sipas Goodall, në vitet 2050 shkenca mjekësore do të ketë vështirësi shumë të mëdha për të kontrolluar infeksionet. Bëhet fjalë për rezistencën e shtuar të baktereve të ndryshme ndaj antibiotikëve.

3. Shpyllëzimet do të kenë pasoja shkatërrimtare. Që në vitin 2012 një shkrim në New York Times kishte folur për rrezikun që i kanosej planetit nga fenomeni i shpyllëzimeve të pakontrolluara. Llogaritet se mesatarisht humbet një sipërfaqe e pyllëzuar e barabartë me sipërfaqen e Panamasë.