Pacolli: Të bëhemi bashkë në partinë e Kosovës, siç na mësoi Rugova

0
217

Zëvendëskryeministri dhe shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli është shprehur se sot babai themelues i shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova ka ditëlindjen, ndërsa vlerëson “se jeta dhe vepra e tij na lanë disa mesazhe. Duke i jetësuar ato, e përkujtojmë dhe nderojmë më së miri atë”.

Postimi i plotë Pacollit në Facebook:

“Ibrahim Rugova….

Sot babai themelues i shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova ka ditëlindjen. Jeta dhe vepra e tij na lanë disa mesazhe. Duke i jetësuar ato, e përkujtojmë dhe nderojmë më së miri atë.

1) Familja e Ibrahim Rugovës kishte viktima prej krimit shtetëror serb, por ai i mundi kundërshtarët me rrugën paqësore.

2) Rugova me intelektualë të tjerë krijoi LDK, parti që mbante brenda gjithë Kosovën.

3)Edhe kur u krijuan parti të tjera, ai diti të pajtohej me të gjithë në emër të Kosovës.

4) Rugova kurrë nuk shau njeri, nuk luftoi njeri, nuk manipuloi me fjalët.

Atë e shanë, e luftuan, i manipuluan mendimin, por sot ai respektohet prej të gjithëve. Dhe prej atyre që e shanë, e luftuan, i manipuluan jetën, veprën, mendimin.

Sot gjendemi para një beteje diplomatike të vështirë me Serbinë. Të bëhemi bashkë si na mëson shembulli i Rugovës, në një parti, në partinë e Kosovës. Vetëm kështu do jemi më të fortë, do na respektojnë miqtë tanë perëndimorë dhe do e fitojmë betejën e radhës“(sic.), ka shkruar Pacolli.