Pacolli: Duhet ta pranojmë, fitues në Prishtinë është …

0
270

Kandidati i AKR-së për komunën e Prishtinës, Selim Pacolli në emisionin “Fakt Plus”, të Tribuna Channel ka folur për rezultatin e zgjedhjeve lokale si dhe balotazhin në këtë komunë.

Pacolli ka thënë se fitues në Prishtinë është Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes, këtë e thonë vet faktet është shprehur ai.

“Me 45%, Shpend Ahmeti e ka fituar Prishtinën, ky është një realitet Ahmeti e ka fituar Prishtinën, unë i besoj raporteve të KQZ”, ka deklaruar Pacolli.

I pyetur nga gazetari se cilin nga kandidatët që kanë shkuar në balotazh përkrahë Abrashin e LDK-së apo Ahmetin e VV-së, Pacolli ka insistuar që fitues është Ahmeti mirëpo nuk do t’i bëjë thirrje votueseve të tij ta votojnë njërin apo tjetrin.

“Për mua fitues është Shpend Ahmeti, duhet ta pranojmë. Unë nuk do të besoja që kjo do të jetë orientim për elektoratin tim sepse numrat kështu thonë”, tha ai.

Ai më tej ka shtuar se ai do ta përkrahte njërin apo tjetrin kandidat në bazë të disa kushteve të cilat ai i ka siç janë programi qeverisës, ekipi etj…

Ndryshe Selim Pacolli i AKR-së ka arritur të marrë 10,23% të votave në Prishtinë duke u radhitur kështu i treti.