OJQ gjermane: Emigrantët po vdesin për shkak të brutalitetit libian

0
255

Si rezultat i “ndërhyrjes së dhunshme, të pamatura dhe të paligjshme» të Gardës Bregdetare të Libisë në operacionet e shpëtimit në ujërat ndërkombëtare, pesë emigrantë, përfshirë një fëmijë, vdiqën sot, njoftoi një OJQ gjermane.

«Rojat bregdetare» një nga disa OJQ-të, që kryen operacione kërkimi dhe shpëtimi me anije në Mesdhe, tha se jeta e emigrantëve po humbet në mënyrë të panevojshme, për shkak të taktikës së hartuar keq të Gardës Bregdetare, e cila është e trajnuar dhe financuar nga Bashkimi Evropian.