Oj shqiptari, oj Kosovë -Nënë Shqipëri, Mixha Ibish, i ka nja dy llafe me juve….

0
600

Alo-Alo! Oj shqiptari, oj Kosovë -Nënë Shqipëri, Mixha Ibish( Adem Kicaj) ju përshëndet me mall nga Zyricu i Zvicres. Dëgjoni bre Mixhën, se kam dy fjalë me ju thënë: Po ja filloj nga ju qeveritar: a keni ndërmend me vepruar diçka në interes të mërgimtareve, për të na i hapur sytë nga errësira e mërgimit e me na e çliruar shpirtin e mjer nga ankthi i ëndrrave shpres humbur, kështu të raskapitur siç gjindemi nëpër dyert e botës?!

Mu plas zemra bre Mixhë sa herë kujtoj të djeshmën kur, populli i Kosovës dje merrte arratinë për shkak të Serbisë e sot populli i Kosovës së bashku me popullin e Shqipërisë së madhe, po e lënë Atdheun për shkak të qeveris.

Unë vërtet jam plakur por fal zotit, mendja nuk më ka lënë ende. Edhe përse më shikoni pa këpucë e me dy këmbët zbathur mes dimri me acar, që gjindem në kërkim,në bashkim dhe në zhvillim të vlerave të mërgatës, kjo s’do të thotë që jam i çmenduar dhe as nuk d.m.thënë se nuk e dua jetën, se përse bredh dy këmbët zbathur nëpër acarin e dimrit «Mërgim» ,duke qenë i vetëdijshëm se, mundem të rrezikoj ndonjë plavitje gjer në palc ,për shkak të temperaturave të ulta të funvitit, dhjetor.

Eh bre Mixh o Mixh – ditë zi! Oh bre mërgimtar-lot malli për shqiptari!…. asnjë palë këpucë nuk të bie tamam në mërgim përveçse, numrin ekzakt të këpuceve e gjen vetëm në Atdhe. Pikërisht, këtu duhet të ndalem edhe në thirrje të gjithë shqiptaris. Ejani shqiptari e dashur,eja!….ju bëj thirrje në bashkim e marshim drejt Atdheut. Bota «Europë» na ka ndar me kohë,por ne, nuk duhet t’ia lejojmë vetes të vazhdojmë për kohë të gjata ti nënshtrohemi dialogut nëpërmjet gishtave,duke u bërë gazi i botës nëpër fb gjer në njollose të gjuhës së bukur shqipe,por o sot o kurrë, na e kërkon nevoja, që ta çojmë në vend amanetin e të parëve tanë:-«Gjuha shqipe ruhet aty, ku flitet e aty ku shkruhet»! Mixha Ibish ( Adem Kicaj) ju bën thirrje në bashkpunim; Cilido që gjuhën shqipe e shkruan bukur me pen, dikush tjetër, me aftesi për të paraqitur traditën nëpërmjet lahutës në sken. Cilido që shqipen e skalit bukur, të gdhendur në gurë, dikush tjetër që këndon këngë për dëshmorë e flamur, të gjithë ju bashkatdhetar, që ju lind dëshira të bashkohemi o sot o kurrë në udhën për punë, ejani pra në sofrën e madhe,me qëllim që Atdheun ta lulëzojmë dita -ditës më shumë! Premtimin e nis nga vetja;-në se e kërkon nevoja,jo vetëm në art por edhe për Atdhe,besa-besë kurban do bëhem edhe unë! Gëzuar shqiptari! – Gëzuar e për shumë vjet vitin e ri! Bekimi i Zotit, ju mbusht zemër e shpirt plot, dashuri e lumturi!

Shkruar nga Donika Cela. Itali.