Oda e Mërgimit- Lufta dhe pasojat tek mërgimtari

0
1138

Këtë javë,  në Odën e Mërgimit pranë tv Syri Blue, mysafirë ishin z. Marjan Komani dhe Xhevat Rexhaj, pjestarë të familjeve të tyre të egzekutuara në dy masakrat tani me të njohura për shikuesit tanë, në ate të Mejes së Gjakovës dhe asaj të fshatit Cërrcë të Istogut.
Ishin këto ngjarje të cilat shokuan mbarë opinionin vendor dhe ndërkombtarë.  Sidomos ajo e fshatit Meje, ku mbi tregjind mashkuj, kryesishtë të rinj, burra por edhe fëmij, u egzekutuan mizorishtë nga makineria okupatore e Sllobodan Millosheviqit.
Në mesin e tyre ishin edhe familjaret e Marjanit, dy vllezër dhe djali i axhës.

…tani kishim ku të derdhnim atë pikë loti që na kishte mbetur në sytë e shterrur….

– E rëndë është vetëm të mendosh për vrasjen e tyre. Por, kur të ke parasysh edhe  faktin se si u vranë, si u tentua të humbet çdo shenjë çdo gjurmë e tyre, si dhe në çfarë gjendje ishim gjashtë  vite me radhë duke kërkuar së paku të dijmë vendvorrojesn e tyre, mud të kuptoni se si ndiheshim. Ishte periudhë shumë e vështirë për gjithë familjen time, – rrëfen Marjani

Dhe, kur pas gjashtë viteve u gjetën kufamat e tyre, e ndiem veten pak të lehtësuar. Po, sepse, tani e dinim ku pushonin. Tani edhe atë lotë i cili na kishte mbetur pa derdh në sytë tanë gati të shterrur, kishim ku të shkonim e ta derdhnim ate.

Sot, gjithëherë, më 27 prill, shkoi në memorialin ku janë të vorrosura këto viktima, dhe e ndiej veten shumë keq. Jo, jo vetëm për familjarët e mij, jo vetëm për vllezërit dhe nipin tim, por për të gjithë ata të rinjë, ata burra, një numër të cilëve i kisha pasur nxënës. Më kujtohen si fëmij, më kujtohen fytyrat e tyre prej fëmiu…..Tmerr, tmerr…- e përfundon tregimin e tij Marjani i cili nuk mundi ti ndalë lotët në Odën e Mërgimit.

Prill 1999”; Mbrëmë serbët masakruan dhe dogjën për së gjalli 5 anëtarë të familjes Rexhaj të fshatit Cerrcë.

….”O djali i jem ju keni me e gëzua lirinë e Kosovës e për ne pleqtë qysh e pastë shkrua Zoti se shkijet janë të pa shpirtë dhe se shtëpinë nuk do ta lëshojmë….” – i kujtohet t’i ketë thënë nëna Xhevatit pak ditë para masakrës. Dhe, ky ishte kontakti i fundit që kishte ai me familjen.

Nuk ishte lehtë. Por, kur ke shokë, kur ke miqë, të cilët vërshojnë shtëpinë për njëherë, e ndajnë me ty dhimbjen dhe mërzinë, njeriu ndihet më i fortë, e edhe dhimbja është me e përballueshme. Fakti që kjo nuk ishte masakra e vetme në Kosovë, na bënte që të jemi më të fortë dhe të durojmë këtë dhimbje më shumë, – rrëfente Xhevati e buza i dridhej nga dhimbja.

Ishte kohë e vështirë me pak apo hiqë  informata nga vendlindja. Burimi i vetëm ishin agjensitë huaja të informimit dhe transmetimi i tyre nga TVSH dhe nga televizioni kroat i cili emitonte një emision pesë minutash lajme në gjuhën shqipe.

Sot, 18 vite gati nga fundi i luftës, i gëzohemi faktit se u bëmë shtet. Shtet të cilin e njohën shumica e shteteve më të fuqishme të botës. Por, ne, si familje të të rënëve, të viktimave e të vrarëve e masakruerëve, nuk jemi të knaqur aspak me trajtimin që i bëri e po i bënë shteti i ri i Kosovës. Është bërë shumë pak, për të mos thënë asgjë që të ndihmohen apo të përkujdesjes së këtyre familjeve.

 

Nexhat Abdiu