“NYT”: THAÇI FALI ISH-PJESËTARËT E UÇK-SË, TË DËNUAR PËR VRASJEN E NJË FAMILJEJE SHQIPTARE

0
247

Përpjekjet e Kosovës për të pezulluar një gjykatë për krime lufte, e formuar për të ndjekur penalisht mizoritë e kryera nga shqiptarët etnikë gjatë luftës së tyre për pavarësi po kërcënojnë marrëdhëniet me aleatët perëndimorë që e mbështetën shkëputjen e Kosovës nga Serbia, kanë paralajmëruar zyrtarë evropianë dhe amerikanë.

Kështu e ka nisur një shkrim për Kosovën, të publikuar sot, gazeta e njohur amerikane New York Times.

New York Times shkruan se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte mbështetur kirijimin e Gjykatës Speciale tre vjet më parë, ndërsa iniciatorët e rrëzimit të gjykatës, tani thonë se Thaçi është mbështetës i kësaj nisme

“NYT”: Thaçi fali ish-pjesëtarët e UÇK-së, të dënuar për vrasjen e një familjeje shqiptare

Përpjekjet e Kosovës për të pezulluar një gjykatë për krime lufte, e formuar për të ndjekur penalisht mizoritë e kryera nga shqiptarët etnikë gjatë luftës së tyre për pavarësi po kërcënojnë marrëdhëniet me aleatët perëndimorë që e mbështetën shkëputjen e Kosovës nga Serbia, kanë paralajmëruar zyrtarë evropianë dhe amerikanë.

Kështu e ka nisur një shkrim për Kosovën, të publikuar sot, gazeta e njohur amerikane New York Times.

New York Times shkruan se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte mbështetur kirijimin e Gjykatës Speciale tre vjet më parë, ndërsa iniciatorët e rrëzimit të gjykatës, tani thonë se Thaçi është mbështetës i kësaj nisme.

Po ashtu, New York Times shkruan për një vendim të presidentit Hashim Thaçi për t’i falur tre ish-pjesëtarët e UÇK-së, vëllezërit Burim dhe Arsim Ramadani, si dhe Arben Kiçinën. Të tre këta persona ishin dënuar me burg për vrasjen e një familjeje shqiptare.

“Në një vendim të muajit dhjetor, ai kishte falur tre ish-pjesëtarë të UÇK-së të dënuar për vrasjen e një familjeje të tërë shqiptare më 2001 sepse babai dyshohej të ketë punuar me policinë serbe”, shkruan sot New York Times.

 New York Times ka shkruar edhe mbi dyshimet që janë përhapur se tre ish-ushëheqës të UÇK-së, kryeparlamentari Kadri Veseli, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, dëshirojnë shfuqizimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe të Prokurorisë së Specializuar. /Insajderi.com