Nuk pritej! Elvana Gjata bëhet ‘e gjallë› pas dy muajsh në kërkim për vrasjen në Bllok, ndjek deputetin…!

0
170

Elvana Gjata, e njohur si një nga këngëtaret më të talentuara shqiptare të dekadës së fundit, vazhdon të jetë në kërkim, për shkak se nuk është paraqitur në polici për të dhënë dëshminë e saj në lidhje me përleshjen me armë që ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë edhe një person.

Ju kujtojmë që në atë ngjarje, sipas prokurorisë, është përfshirë direkt i dashuri i saj, Ervin Mata, i cili gjithashtu është shpallur në kërkim si i implikuar në vrasjen e bujshme, ku humbi jetën Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë.

Që nga 4 tetori Elvana nuk ishte bërë “e gjallë”, madje as në rrjetet sociale, por duket se ditën e sotme më në fund është rikthyer në Instagram.

Këngëtarja e njohur shqiptare ka ndjekur në Instagram deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja, duke shënuar kështu “reagimin” e saj të parë në rrjetin social.