Nuk kaloi në finale: Këngëtarja e famshme shpërthen kundër “Këngës Magjike”

0
259

Një rrugëtim i gjatë i këngëtarëve për finalen e festivalit “Kënga Magjike”, nuk ka përfunduar me rezultatet e dëshiruara për të gjithë.

Në këtë festival, ku çmimet kryesore ndahen këtë të shtunë, nuk merr pjesë në momentet finale këngëtarja Rovena Steva.

Por ajo, edhepse u diskualifikua nuk po mërzitet shumë, përveç që në një deklaratë të bërë në Instagram, e cilëson festivalin si një organizim intrigash.

Rovena Stefa u rikthye në këtë festival pas një mungese të gjatë dhe u prezantua me këngën “Veç një jetë”, mirëpo nuk u kualifikua në natën finale.

“Nuk do të jem sonte po nuk mërzitem sepse një natë e ngritur mbi intriga votash nuk më pengon të këndoj me shpirt në shumë mbrëmje të tjera për popullin tim. E juaja Rovi”, ka shkruar në Instagram këngëtarja.