Nuk jua kanë thënë: Xhenxhefilin nuk guxoni ta përdorni, nëse vuani nga këto gjendje

0
184

Xhenxhefili është i mirë për zbutjen e të vjellave dhe mundimeve, për uljen e sheqerit në gjak dhe kështu me radhë. Mirëpo, ekzistojnë disa raste kur nuk duhet ta konsumoni.

Këtu sjellim disa prej tyre: Shtatzënat: – Shtatzënat nuk guxojnë ta përdorin, sepse mund të ndikojë në kontraktimet e parakohshme.

Diabeti: – Personat që tashmë janë diagnostikuar me sëmundjen e diabetit apo injektojnë insulinë apo pinë tableta, nuk duhet ta konsumojnë. Kjo pasi me ndihmën edhe të ilaçeve do ta ulni për së tepërmi nivelin e sheqerit në gjak. Shmangeni xhenxhefilin edhe nëse përdorni ilaçe për hollimin e gjakut. Personat që kanë gurë në idhcë nuk guxojnë ta përdorin xhenxhefilin, sepse nxit sekretim.