Nuk është njësoj kur udhëtoni me avion – kjo është koha më e mirë për fluturim

0
234
Po afrohet koha e festave dhe e pushimeve dimërore, ndërkaq ju që planifikoni të udhëtoni me avion, do të duhej t’i dini këto përparësi.

Nëse tashmë nuk jeni adhurues i zgjimit të hershëm, dhe vetvetiu as i udhëtimeve të hershme, është koha e fundit që ta ndryshoni këtë shprehi.

Mbase do t’ju jetë e vështirë që të zgjoheni dhe të ngriheni nga shtrati aq herët, mirëpo hulumtimet e reja kanë zbuluar që për këtë ekziston arsye e mirë.

Në të vërtetë, kanë arritur konkluzionin që udhëtimet e hershme me aeroplan më rrallë vonohen, për dallim të atyre të pasditeve apo të mbrëmjeve.

Sipas të dhënave nga “Five Thirti Eight” nisjet para orës 8 të mëngjesit janë më të mirat, nëse dëshironi të shmangni vonesat e udhëtimeve, të cilat mund të jenë edhe nga 6 orë. Arsye për këtë është komunikacioni ajror.

Forbs raporton që probabiliteti është më i vogël që në hapësirën ajrore të jetë ketë tollovi në mëngjes, pasi që të gjithë avionët nga netët e kaluara tashmë kanë aterruar.

Është probabilitet më i vogël që të përjetoni turbulenca në orët e mëngjesit, sepse shumica e murmurimave dhe fenomeneve të tjera të ngjashme ndodhin në orët e pasdites.

Ekziston edhe një arsye, ajo është çmimi – udhëtimet në mëngjes me aeroplan zakonisht janë më të lira.

Pra, merrni parasysh edhe këto informacione, do t’ju jenë të dobishme.