‘Nuk e kam vrarë, i preva vetëm gjymtyrët’/ Rrëfimi tronditës për vrasjen e gazetares

0
372

Shpikësi danez, Peter Madsen ka pranuar që ka prerë gjymtyrët e gazetares suedeze Kim Wall, por mohon që ta ketë vrarë ai atë.

Policia daneze tha në një deklaratë se Madsen e ka pranuar që hodhi pjesët e trupit të saj në det. Ai u tha autoriteteve se ajo kishte vdekur në Gusht nga helmimi prej monoksidit të oksigjenit, kur ishte brenda nëndetëses që kishte shpikur Madsen.

Më herët këtë muaj, polumbarët gjetën disa qese që brenda kishin kokën, këmbët dhe disa rroba. Ato ishin mbushur me disa pjesë metalike që të peshonin më shumë.

Trupi i gazetares u gjet më 21 Gusht. Nga ekzaminimet mjekësore u zbulua se kishte plagë në zonën gjenitale dhe brinjë, të cilat mendohet se janë shkaktuar rreth ose pak pas vdekjes së saj.

Kim Wall u pa për herë të fundit mbrëmjen e 10 gushtit kur po nisej me Peter Madsen për të shkruajtur një artikull për nëndetësen që ai e kishte ndërtuar vetë.

Fillimisht, Madsen tha se e kishte lënë gazetaren në Kopenhagen shëndoshë e mirë, por më vonë e ndryshoi deklaratën duke thënë se ajo vdiq në një aksident pasi kishte goditur kokën në një kapanxhë dhe ai e kishte ‘varrosur në det’. /tvklan.al.