Noizy dhe Enca mesazhe të koduara nga distanca, ç’po ndodh me këngëtarët?

0
231

Sherri mes Noizyt dhe Encës shkaktoi mjaft bujë në mediat rozë kohë më parë. Që prej asaj kohe dy këngëtarët nuk flasin, ndërsa shpesh i kanë dërguar mesazhe të koduara njëri-tjetrit nga distanca.

Një situatë e ngjashme ndodhi edhe sot teksa Noizy postoi fillimisht një foto në Instastory, ku shfaqte orë të shtrenjta që kapnin vlerën 500 dollarë. Kujtojmë që repri është i apasionuar pas orëve.

Sakaq, të njëjtën gjë ka bërë edhe Enca pak më vonë, e cila fotografoi  orën e shtrenjtë që mbante në dorë. Kjo nuk është shumë e qartë, por duket se diçka akoma vazhdon të jetë ‘e ndezur’ dhe ujërat pas zënkës ende nuk janë qetësuar.