Njeriu më i fortë në Kosovë, tregon pse e la futbollin dhe ja me cilin lojtar të njohur e kishte nisur karrierën

0
298

Bujar Muli pas luftës ka qenë pjesë e të rinjve të Kosovës së Vushtrrisë. Njeriu më i fortë në Kosovë dikur ka qenë portier i Kosovës për pionierë, por u largua nga futbolli! Ai kishte disa arsye që e braktisi lojën aktive, edhe pse ishte ndër talentet e mëdhenj.

Bujari është me fanellë të kuqe dhe afër tij është një futbollist i mirënjohur që vite me radhë kishte luajtur në Ukrainë përkatësisht në Vorskla Poltava, tani është në klubin me renome Prishtina. jo vetëm Januzaj, në gjeneratën e Mulit ka qenë edhe Armend Zabërgja.    “E lash futbollin se disa me bëni me hile atëkohë, që nuk dua t’i përmendi me emra dhe t’ua rrisë mendjen”, thotë Muli për gazetën kombëtare “Bota sot”. Muli njihet që ndalë me duart e tij veturën pavarësisht sa i jep gaz apo që e çon me shpinë lart traktorin.