Një mbrëmje artistike me bashkëkombasit shqiptarë në Montreal të Kanadasë

0
338

Tingujt shqiptarë që thyen rutinën e një institucioni grek Qendra “Filia” në Montreal të Kanadasë, mirëpret “Mjeshtrin e Madh”

 

 

Kanada, Montreal. Në ambjentet e shoqatës së moshës së tretë “FILIA”, me rastin e fillimit të vitit ri 2018 dhe prerjen e Vasiliopita, u zhvillua aktiviteti i parë për këtë vit. Në këtë event morën pjesë si të ftuar special, artisti shqiptar z. Esat Ruka, i shoqëruar nga bashkëshorja e tij znj.Sanie Ruka. Të ftuarit u pritën nga drejtoresha Joanna Tsoublekas, Rikard Shpori dhe Mary Deros, përfaqësuese e Bashkisë së Montrealit.

 

Drejtoresha Joanna, prezantoi të mjeshtrin tonë të madh tek të gjithë të pranishmit duke e falenderuar për prezencën . Gjatë aktivitetit, këngëtari i folklorit shqiptar z. Esat Ruka, në shenjë respekti, këndoi disa këngë nga repertoi i tij. Muzika e tij u shpërblye me duartrokitje ku nuk nuk munguan vallet që u kercyen, nën tingujt e muzikës shqiptare. Gjithashtu mbremja u përshëndet edhe me një këngë shkodrane, ku duetit iu bashkëngjit Rikard Shporin. Shumë buzë u gëzuan dhe shumë zemra u kënaqën. I bindur se muzika nuk do gjuhë dhe i përkthyer nga z. Shpori, artisti i ftuar falenderoi për ftesën kryesinë e institucionit dhe të gjithë të pranishmit për mikpritjen dhe garantoi në një të ardhme të afërt një aktivitet special i përgatitur enkas për këtë grupmoshë.

Në fund, Rikard Shpori e falenderoi z.Esat i cili ngriti peshë zemrat e të gjithë të ftuarve e në veçanti zemrat e 4 grave invalide, jeta e të cilave u kishte kursyer me kohë buzëqeshjen por që sot me zërin dhe muzikën e tij, ato jo vetem që u gëzuan dhe qeshën por duartokitën gjithë kohën. Ky është një kontribut humanitar, çdo njeri ndihmon sipas mundesisë dhe mënyrave që mundën.