Një këngë me çifteli nga Meda që do iu kënaq shpirtin

0
296

Meda është këngëtari që lirisht mund të themi se nuk ka gjeneratë që këngët e tij nuk i di, apo dëgjon, është vërtetë një melhem për secilin, këngë dashurie, këngë që trajtojnë edhe shumë tematika tjera por secila zë vend të duhur , sepse trajtohet aq mirë fabula e çdo kënge, shkruan Kosovarja.

Meda si fillim filloj me muzikë folklorike dhe pastaj vazhdoj me atë popullore. Numëron shumë këngë dhe shumë albume, është njëri nga këngëtarët që ka ftuar simpatinë e shumë artdashësve, dhe kjo e ka bërë që të jetë i kërkuar nëpër shumë mbrëmje muzikore dhe ahengje familjare anekënd ku ka shqiptarë.
E pikërisht në këtë video që ka ofruar për ndjekësit e tij, ku ndodhet në një vatër të një familje shqiptare në Austri, ku Meda ja thotë këngës më çifteli si në fillimet e tij. Sa shumë nostalgji, dhe atdhedashuri të krijojnë këto këngë, ku shumë gjenerata u rritën më këtë muzikë. /Kosovarja/