Një i arrestuar për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve

0
250

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuarin pasi i njëjti ka tentuar që me dokumente të falsifikuara të tërheqë para nga një institucion financiar.

Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe të dyshuarit tjetër, i cili gjendet në arrati janë gjetur dhe sekuestruar: 4 letërnjoftime të falsifikuara, një kartelë bankare, tri libreza të veturave, dy kontrata kredie, dy telefona mobilë, një pistoletë si dhe disa dokumente tjera të falsifikuara, përcjell Bota sot.

Policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.