Një e vdekur në aksidentin në magjistralen Prishtinë -Pejë

0
235

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht te vendi që njihet si udhëkryqi i Komoranit.
Një qytetar ka dërguar fotografi në kallxo.com nga vendi i ngjarjes.Aksidentin me fatalitet e ka konfirmuar edhe komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, majori Milaim Fejzullahu. Sipas Fejzullahut, në këtë aksident ka humbur jetën viktima e gjinisë femërore.“Në këtë aksident një person i gjinisë femërore ka humbur jetën ndërsa dy persona, po ashtu të gjinisë femërore, kanë pësuar lëndime të rënda”, ka thënë Fejzullahu.Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.Sipas Policisë, dyshohet se viktima ka humbur kontrollin mbi veturën e saj.Këto janë fotografitë e dërguara nga vendi i ngjarjes nga një qytetar.