Nita Latifi me këngë të re

0
260

Jemi në prag të festave të fundvitit, periudhë kjo në të cilën kanë ‹vërshuar› projektet e reja nga artistët.

Shumë këngë janë publikuar dhe shumë të tjera janë paralajmëruar të dalin së shpejti.

Së fundi, ishte këngëtarja Nita Latifi ajo e cila përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar këngën e re.

Kënga do të mbajë titullin “Vet” dhe do vije e shoqëruar bashkë me videoklip, ndërsa në bazë të videos paralajmëruese kuptohet që ky projekt do të jetë i zhanrit baladë. Kujtojmë që projekti i fundit nga Nita është “Yll” që e solli në duet me Besnikun 2po2.