‘Nihan’ ja huq keq, shikoni çfarë ka veshur tani

0
1009

Është ndër aktoret më simpatike dhe të pëlqyera turke, e popullaritetin edhe më të madh e arriti falë rolit të saj protagonik në serinë shumë të dashur për shqiptarët “Kara Sevda”.

Bëhet fjalë për Nelsihan Atagul, e njohur si “Nihani” e cila mori gjithë vëmendjen në seri për mënyrën e jashtëzakonshme të realizimit të rolit të saj përkrah aktorit shumë të pëlqyer Burak Ozcivit, “Kemali”.

Pamje e saj e bukur dhe linjat prej modeleje e veçuan poashtu gjatë tërë episodeve e njësoj edhe tani kur shfrytëzon rastin pak nga rrjetet sociale që t’i ekspozojë ato. Por, ndonjëherë me veshjen ‘Nihan’ edhe ja huq.

Fustanet më të gjera dhe më të mëdhenj në masë, e bëjnë të duket aspak bukur, njësoj siç rastisëm në disa imazhe të saj.

Prapë është fytyra e saj pa defekte ajo që e mban në qendër të vëmendjes, duke i lënë anash me raste detajet e tjera.