Ngrin Niagara, Trump tallet me ngrohjen globale

0
227

Ujëvara e Niagarës ka ngrirë, ndërkohë që pjesë të tëra të Amerikës Veriore po përballen me një të ftohtë të acartë.

Më shumë se 220 milionë njerëz janë zgjuar të premten me temperatura nën zero.

I ftohti pritet të vazhdojë edhe më tej, teksa vijon fundjava e Vitit të Ri.

Uji që hidhet në ajër kthehet menjëherë në dëborë.

Një grua 83-vjeç vdiq nga ekspozimi ndaj të ftohtit, pasi përplasi makinën.

Presidenti amerikan, Donald Trump nga ana tjetër ka gjetur momentin që të ironizojë mbrojtësit e tezës së ngrohjes globale.

Ai ka thënë se lindja e SHBA po përballet me të ftohtin më të madh në histori, ç’ka rrëzon tezën se dimrat po bëhen më të ngrohtë.

Trump tha se Amerikës i kërkohet të shpenzojë triliona dollarë për kauzën false të ngrohjes globale.

Por kritikët thonë se ai gabohet, pasi ngrohja globale është një fakt tashmë.