Ngjashmëria e kësaj vajze me Beyonce do t’ju bëjë të fërkoni sytë

0
287

Beyonce është padyshim një nga këngëtaret më me influencë, e cila ka fansa të panumërt. Atyre nuk mund ti shpëtojë asnjë detaj nga këngëtarja, dhe së fundmi i kanë gjetur asaj sozinë identike.

Brittany Williams quhet vajza që i ngjan këngëtares në mënyrë të frikshme. Aq të ngjashme janë sa edhe vetë fansat e kanë të vështirë të bëjnë dallimin.

Ato përveç pamjes së jashtme janë të dyja nga Detroit, këndojnë, kërcejnë dhe janë të patrembura.

Të paktën kështu e përshkruan veten Brittany, e cila së fundmi po merr një vëmendje ekstreme. Ajo ka treguar se në shumë ambiente publike e ngatërrojnë shpesh me këngëtaren e njohur.

Brittany madje ka rrëfyer edhe një episod të frikshëm nga fansat e këngëtares, ku një ditë një grup vajzash e kanë ndjekur atë dhe shoqen e saj deri te makina ku më pas kanë filluar të këndojnë një prej këngëve të Beyonce-s teksa godisnin makinën.