Ngjarja tronditëse/ Përdhunuan në grup dhe më pas torturuan për vdekje 6-vjeçaren

0
177

Një histori e re vrasjeje ka tronditur botën dhe vjen pikërisht nga India.

Me rastin e 5 vjetorit të bandës Nirbhaya, viktima e një përdhunimi në grup ishte një 6-vjeçare.

Banda e përdhunoi të miturën dhe më pas e torturoi për vdekje duke i ngulur një shkop druri 24 cm të gjatë në trup.

Sipas raportit mjekoligjor, asaj i janë gjetur në trup shenja tek shpatullat dhe në bel si dhe dëmtime në hundë dhe fyt.

Sipas deklaratave të familjes, ajo kishte qenë me ta gjatë natës por ishte zhdukur në mëngjes.

Një skuadër u nis në kërkim të saj, por ishin komshinjtë ata që e gjetën trupin e pajetë të 6-vjeçares.

Qytetarët e inatosur të Hisar dhe Uklana mbyllën dyqanet dhe protestuan duke bllokuar rrugët dhe duke kërkuar drejtësi për të akuzuarit.