Nëna heroinë që i rriti e vetme dy djemtë e iu bën yje futbolli – Ajo e ka zemrën e ndarë në dysh në derbin e Madridit pas njëri djalë luan te Atletico e tjetri te Reali (Foto)

0
277

Për Py Laurence, nënën e Lucas dhe Theo Hernandez, ndeshja derbi e Madridit, nuk do të jetë vetëm një ndeshje e radhës.

Ajo këtë ndeshje do ta shoh si fundin e një udhëtimi të gjatë dhe këmbënguljen që kishte për djemtë e saj.

E gjitha filloi me një nënë që ishte e vetme, duke u kujdesur për dy fëmijë dhe duke i marrë ata nga stërvitjet për ditë në ditë në Rayo Majadahonda.

Të dy donin të ishin futbollistë dhe ajo bëri gjithçka që mundi për tua siguruar këtë mundësi që ata të bëhen pjesë e lojës.

“Unë nuk mund të kërkoj më shumë,” tha ajo pasi pa fëmijët e saj që tanimë janë bërë burra”.