Në Ranillug ka fituar zgjedhjet Gradimir Mikiç, që vdiq në aksident

0
297

Një diçka e pazakontë ka ndodhur në zgjedhjet e fundit lokale. Personi që vdiq në aksident ka fituar për ta udhëhequr komunën e Ranillugut.

Gradimir Mikiç, që vdiq në një aksident në Serbi, ka fituar në zgjedhjet e fundit lokale 77 për qind të votave për ta udhëhequr këtë komunë, raporton lajmi.net.

Të paktën sipas KQZ-së, emri i tij figuron si fitues i zgjedhjeve pa balotazh.

Por Mikiç vështir se do të mund të udhëheq me komunën, sepse ai vdiq bashkë me 2 bashkëpunëtorë të tij, ndërsa bashkëshortja i shpëtoj.