NË ODËN E MËRGIMIT – LUFTA DHE PASOJAT E SAJA TEK MËRGIMTARI

0
422

Këtë javë, Oda e Mërgimit do të prezentohet me një temë të re. Kësaj radhe autori, nga cikili i temave qe i kushtohen mërgimit dhe mërgimtarit,  ka shkoqitur temën e «luftës dhe pasojat e saja tek mërgimtari». Dhe, për të pasqyruar sa më mirë këtë tematike, ai kishte ftuar në Odë dy mysafirë. Z. Marjan Komani dhe z. Xhevat Rexhaj.

Marjan Komani aktivistë i devotshëm dhe mësues me profesion, mbi 30 vite në mërgim dhe pjestarë i familjes Komani të së cilës iu vranë, egzekutuan, tre mashkuj  Për të qenë e keqja edhe më vështirë, ata për vite të tëra figuruan si të humbur, të pagjetur gjerësa pas 6 viteve u gjetën trupat e tyre në Batajnicë afër Beogradit.

Xhevat Rexhaj, po ashtu aktivistë, gazetar me profesion dhe pjestarë i familjes Rexhaj me mbi 15 vetë të vrarë, masakruar e djegur.

Për rrethë dy orë sa zgjati emisioni, mysafirët u përgjigjën pyetjeve të moderatorit duke treguar gjithë ate që kishin kaluar para gjatë dhe pas luftës. Një tregim rrënqethës dhe i trishtueshëm.

Për më tepër, ndiqeni emisionin në Odën e Mërgimit këtë të ejte nga ora 21 h në tv Syri Blue.

Nexhat Abdiu