Në kujtim të 98 vjetorit të lindjes së professor Anton Çettës

0
631

Si e njoha unë profesor Anton Çettën?

Kur e pash për të parë dhe ku?

Si e njoha unë profesor Anton Çettën?

Kur e pash për të parë dhe ku?

Përshëndetja e fundit me profesorin  në Prishtinë më 1992.

Kur historia për dikend është njerkë

Nesër, më 3 janar bëhen 98 vjet që ka lindur profesri Anton Çetta

Për jetën dhe punën e profesorit është shkruar aq shumë sa nuk dija çka të flas e kut ë ia filloj.Unë nuk do të flas as për jetën e as për veprën e profesor Çettës sepse për Plakun e Pleqve, mbledhësin e folklorit e profesorin univerzitar studjuesin e mbledhësin e folklorit kanë folur e kanë shkruar shumë studjues, njohës e ish bashkëpuntorë të profesorit. Unë do të flas për profesorin qysh e njoh veç unë por më së pari edhe unë do të shkruaja pakëz për jetën e profesorit, marrë nga të tjerët thjesht do të numëroj fakte.

”Anton Çetta, lindi më 3 janar të vitit 1920  në Gjakovë dhe vdiq në vitin 1995 në Prishtinë. Profesor Çetta ishte shkrimtar, profesor letërsie e atdhetar i njohur. Êshtë i njohur për pajtimin e gjaqeve Kosovë.

Ai e kreu  shkollën fillore në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tiranë dhe Korcë. Studimet i mbaroi në Univerzitetin e Beogradit, ku diplomoi në gjuhë dhe kulturë romane (italisht, frengjisht) Një kohë punoi si asistent në degën e Albanalogjisë  në Beograd. Nga viti 1960 deri më 1968 ligjëroi lëndët: Letërsia e vjetër shqiptare, Histori e letërsisë dhe Gjuhë latine në Univerzitetin e Prishtinës . Libri i parë iu botua më 1953. Profesor Çetta botoi 16 libra me përmbledhje nga folklori nga të gjitha viset shqiptare të Kosovës dhe të Malit të Zi Maqedonisë. Nga viti 1978 Anton Çetta ka qenë udhëheqës i Departamentit të Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Në vitin 1990, profesor Çetta është zgjedhur kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve. Duke qenë se gjatë mbledhjes së folklorit kishte vizituar të gjitha viset shqiptare, ai kishte fituar respektin dhe dashurinë e popullit. “Plaku i urtë”, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90. Në zgjedhjet e para paralele të organizuara më 1992 Anton Çetta zgjidhet deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së-së”.

Si fëmi kisha lexua pjesë nga libri “ Në prehën të gjyshës” të profesorit dhe ishin aq të lezetshme e të  pëlqyeshme sa askush më mirë nuk i ka tregua e ritregua ato prralla e legjenda që kanë lënë porosi të shumta te të rinjët për punën, për përtacin, patriotizmin e për jetën. Dhe ajo ndjenjë krenarie që kisha për profesorin bashkë me vitet që shkonin, rritej te unë edhe më shumë.

Më 1972, kur erdhi një grup i profesorëve nga Shqipëria në Kosovë, profesor Çetta ishte caktua si shoqërues i tyre. Mbaj mend se ka qenë edhe Qemal Haxhihasani, drejtor i Instutit Albanalogjik të Tiranës për të cilin profesor Çetta thonte se është shtylla e folklorit pastaj Ramadan Sokoli etj.

Grupi prej disa profesorëve erdhën edhe në Turjakë, në odën e Jup Rexhep Jupës. Me ta ishin edhe Salih e Feriz Krasniqi, këngtarë.

Përveç pleqeve të zgjedhur nga Turjaka, të tjerët e sidomos fëmijët nuk na lenin me hy në odë. E pra unë vetëm i kam parë duke hyrë në odë, që ishte afër Bregit të Rekës. Megjithate arrita ta shoh profesorin që për mua atherë e tash ishte një idol sepse kisha lexua vjersha e tregime e prralla e për mua ata që shkruajnë libra, aso kohe ishin njerëz të tjerë nga njerëzit e thjeshtë. Dhe vërtetë profesor Çetta ishte i veçant nga të tjerët, në të folur e në pamje (syret), burrë i hishëm e i dishëm.

Në vitin 1975, kur i fillova studimet në Letërsi, në UP-në, i vetmi njeri që e njihja ishte profesor Anton Çetta por ai tashmë nuk punonte si profesor në fakultetin tim, por punonte në Institutin Albanologjik, në Sektorin e Folklorit. Në vend të tij, lëndën “Letërsia e vjetër, ligjëronte Mahmud Hysa nga Ohri i Maqedonisë.

Por unë shkova e pash profesorin dhe i tregova se qysh e kam njohur. Kjo njohje e ky takim sikur më ndihmoi për të vazhduar takimet e mia kur kisha nevojë me u konsulltua deri në fund të Qershorit të vitit 1992 kur unë shkova ta takoj profesorin për herë të fundit sepse pas dy ditëve nisesha për në Suedi.

Disa nga kujtimet me profesorin.

Sa herë që kisha mundësi dhe kohë, sidomos kur kishim pushime të gjata në mes të orëve nga fakulteti, shkoja në Institut. Dega e Letërsisë, kati i dytë i Fakultetit Filozofik ,tash Fakulteti Fillologjik, nuk ishte më largg se 10 metra prandaj edhe nuk më merrte kohë e as nuk mungoja nga ligjëratat e ushtrimet.

Pleqni dhe pleqëri

Kisha hyrë në provim të Historisë së Gjyhës Letrare te Isa Bajqinca, tash i ndjerë dhe duke e shpjeguar fjalën “pleqni” që sigurisht ishte një nga pyetjet që e kisha, profesor Bajqinca më tha:- thuaj “pleqëri” e jo “pleqni”! Unë nuk u pajtova me profesor Bajqincën e ai, pasi që unë e kundërshtova ma qiti notën 5 në index. Nota pesë ishte, notë e dobët. Dola nga salla dhe shkova i tregova profesor Anton Çettës për ate që më kishte ndodhur dhe kërkova nga ai që të më tregoj a kam pasur të drejtë unë apo profsor Bajqinca?

Përgjigja e profesorit ishte interesante: “Në Jug të Shqipërisë nuk ka pleq e as pleqni më tha profesor Anton Çetta”, prandaj edhe nuk e kanë fjalën “plak” e as “pleqni”.

Monografi për Salih e Feriz Krasniqit.

Nuk më kujtohet saktësisht por duhët të ket qenë viti 1984-85. Jetoja në një banesë private në Koloninë e Ramiz Sadikut, afer Hotelit Grand, ish Boro Ramizit e pallatit të Rilindjes. Jetoja në kushte shumë të vështira por nuk ankohesha e as nuk kërkoja kurrfarë ndihme, as nga të afërmit e mi në Turjakë, baba dhe vëllezërit. Banoja në Bnesën e Balit Dul, axhës së Xhevat Durmishit, ish shokut të studimeve dhe (më vonë) baxhanak. Qira nuk paguaja por i paguaja qiranë e banesës komunës që nuk ishte e lartë pastaj rrymën, ujin bërllogun dhe telefoni që nuk ishin edhe të pakta për mua si i papunë. Gruaja punonte si mësuese në Zhilivodë e rrugën e bënte me autobus deri në Sibovc e pastaj, shkonte këmbë deri në Zhilivodë. Si i papunë që isha shkoja shpesh në fakuktetin filizofik dhe i takoja disa nga profesorët që dikur i kisha edhe profesorë të mi si Murat Blakun, Isa Bajqincën, Nuhi Rexhepin, Isak Shemën etj.

Njëherë shkova dhe ia kajta dertin edhe profesor Çetta në Institut. Ai sikur ta dinte se çka kam unë nevojë e dëshirë por më shumë nevojë.

Fazli Syla ishte drejtor e Bajram Krasniqi ishte sekretar i Institutit Albanologjik. Profesor Çetta më tha: Sinan kemi një projekt per një libër “Monografi për Salih e Feriz Krasniqin” dhe përveç Bahtir Shehollit, do të jesh edhe ti si autor. Pastaj mora udhzimet e nevojshme nga profesori se si duhët mbledh materjalin, aty ku ka. Më së pari më tha shko RP (Radio Prishtinë). Në RP e takova kryeradaktorin i cili më priti shumë mirë dhe më tha se duhët të flas me Shefqet Hoxhën nga Llapi, redaktorin përgjegjës të folklorit në RP. E caktuam edhe kohën kur mund të shihemi por ndodhi ajo që s`e “prisja”.  Javën tjetër kur shkova në Radio, repcionisti më tha se nuk është Shefqet Hoxha.

Dikush nga puntorët i kishte thënë se mos e prit Sinan Kastratit sepse ka qenë në burg, si demostrues i vitit 1981.

E lajmërova profesor Çettën dhe e pash se i erdhi keq por as ai nuk mund të bënte më shumë

Lopa e jem e mban kumonen në qafë qe 15 vjet

Dëgjova se Salih Bajrami ishte i shtrirë në spitalin e Internës në Prishtinë. Duhet ë ketë qenë viti 1986. Shkova te profesor Anton Çetta në IA dhe i tregova. Profesori erdhi me me mua. E muar një foto të Salihit në Kali (me Balin) dhe u nisëm. Rrugën e bëmë trup e trup për midis të Ulpianës. Profesori i bleu disa pemë ndërsa unë e mbaja një kese të najlonit me pemët që i kishte blerë profesori. Rrugës flisnim. Unë flisja më shumë e profesori më dëgjonte. Unë fillova me e pyet profesorin për gjera të ndryshme e ai përgjigjej. Dikur e pyeta profesorin: -profesor, a ke qen ndonjëherë në (Kevë ) Kijevë ? –Po tha profesori. Dhe tash unë po i tregoj profesorit një ngjarje që kishte të bënte me Salihin e që kishte ndodhur në Kevë..

Salihi një mëngjs ishte nisurme Balin (Kali i Salih Bajramit e ka pasur emrin “BAL”) me shkua dikund, Ai udhtonte me kalin e tij. Kur shkon në Kijevë një grua shkinë ish kan tuj marrë ujë në krue të fshatit. Kroni ishte në mes të fshatit. Ndërsa kumonat e kishës ortodokse sllave dëgjoheshin bukur larg e shkina kur e pa Salihin po i thot: -O Saliho, ky qi pi rreh kumonat e kishës i ka dyert e xhenetit të hapura. Atherë Salihi ia ktheu: – A n`koft k`shtu, lopa e jeme e ka kumonen qe 15 vjet n`qafë edhe ajo pa shkojka n`xhenete dhe i bërtiti kalit, hajt Bal!

Anton Çetta  te Qerim Qazim Muja në Gradicë

Kush tapallon nuk duhët me bâ  hyzmet.

Qerimi shkon në Beograd me me profesorin.

Profesori Anton Çetta, ka punuar në Beograd, në degën e Albanalogjisë. Por ai ka ardhur në Kosovë shpesh. Fusha e interesimit të profesorit ishte mbledhja e thesarit të folklorit. Drenica si një nga krahinat më të varfëra të Kosovës, ka pasur më shumë se sa krahinat e tjera kënge, anekdota, përralla të pambledhura. Këtë punë më së miri dhe i pari e ka bërë profesor Anton Çetta.  Ndodhte që me javë rrinte nëpër odat e Drenicës duke mbledhur thesarin folklorik.

Njëherë shkon në Gradicë me buajt te Qerim Qazim Mujaj. Sa ulet profesori fillon me fol. E tregon një mesele. Meselja kishte këtë porosi: Ai që tapallon nuk duhet të bejë hyzmet.Dhe doli ashtu. Kur vjen Qerimi me një kafe që ia kishte pjek në prush profesorit, zë në thue dhe e derdh kafen. Profesori e sheh se Qerimi po tapallon dhe e pyet:- Cka ke Qerim në këmbe e ai i tregon se e ka thye kur ishte ushtar në Beograd. A ke penzion? –Jo, thot Qerimi. – Qerim ke me ardhur me mua në Beograd e bashkë kemi me shkua te mjekët ushtarakë.

Profesori bashkë me Qerimin shkojnë në Beograd dhe pas më shumë se dy muaj nëpër kontrolle mjekësore,  i del pensioni afërsisht 2.000 DM. Në muaj. Kur kryhen të gjitha punët, profesori e përcjell Qerimin deri në stacionin e trenit dhe i uron rrugë të mbarë. Qerimi duke u përshëndetur me profesorin i thotë: -Anton, kurrë nuk mundem me ta k`thye kete të mirë, e ma ban hallall? Prfesori i thot Qerimit:- Qerim ti mundesh me mi kthye të gjithat. Qysh e pyet Qerimi. -Nëse dikush i afërm i yti ka nevojë me e ndihmua e ti ke mundësi, ndihmoje e dije se mua ma ke ktye argatin.

Përshëndetja e fundit me profesorin

Kisha vendosur me shkua në shtetet skandinave por as vetë nuk e dija se ku. Por dëshiroja ta shoh dhe të përshëndetem edhe me profesorin. Unë e mora vajzën time të dytë, Entelën dhe u nisa për në shtëpinë e profesorit. Rrugës, në Mahallën e … e takova profesorin. Edhe ai kishte qenë me njëren nga vajzat. Pasi u përshëndeta i tregova profesorit qëllimin e vizitës sime te ai. U përshendetëm dhe më kujtohet se më tha: A nuk mbet as një rrugë tjetër?

Për fund dua të them se puna e profesor Çettës ishte më se e tejdukshme dhe shumë e nevojshme si në në rrafshin kombëtar ashtu edhe në atë artistik e shkencor për kohën por shoqëria e “shteti” nuk e panë të arsyeshme bile me një përmendore para Institutit Albanalpgjik ta shohim profesorin shatëgjatë,  mendje ndriturin e plakun e urtë.

Ndoshta do të skuqet dikush për këto padrejtësi që po iu bëjnë atdhetarëve të vdekur sikur Anton Çetta, Mark Krasniqi, Zekeria Rexha, Metush Krasniqi, Skënder Riza e ndonjë tjetër. A  do të përmirësohen ato padrejtësi që iu bënë proesor Çettës? Ndërsa emrin e profesor Anton Çettës e kishin shkrua gabimisht në Fjalorin Enciklopedik, Tiranë, 2002.

-Ndoshta:

Porositë e profesor Anton Çettës për mësuesit e fshatit

Porositë e profesor Anton Çettës për mësuesit e fshatit, të rinjët dhe studentët ishin që të mbledhim çdo fjalë të urtë, këngë etj nga pleqt e plakat sepse vetëm kështu e kryejmë një pjesë të obligimeve ndaj atdheut e kulturës tonë.

Instituti Albanologjik duhet të turpërohet më shumë

Fakulteti Filologjik, dikur Filozofik, dega e Albanologjisë dhe Instituti Albanologjik duhet të turpërohen që nuk lejuan të vendoset një shtatore në oborrin e Institutit për pedagogun shumvjeçar në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe; për studjuesin e mbledhësin e folklorit; për poetin e dashur të fëmijëve e për plakun e udhëheqësin e pajtimit të gjaqeve.

“Kolegët e tij, me disa prej të cilëve kishte punuar në Institut, ma apo pa dashje, e kontestuan kontributin e madh të Profesor Anton Çettës në studimet albanologjike dhe në fushën e dijes në përgjithësi.

Ata, ia kontestuan vlerat krijimtarisë së tij letrare, vlerat e larta njerëzore, morale e etike. Ia  kontestuan kontributin kolosal të tij për pajtimin e gjaqeve dhe kontributin në lëvizjen për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Në qarqet letrare e kulturore të Kosovës ekziston bindja se ky vendim është marrë nën ndikimin e një njeriu me ndikim, i cili ka pasur njëfarë mosdurimi ndaj Profesor Anton Çettës, edhe për të gjallë të tij.

Duhet të bëhemi të ndershëm dhe të themi publikisht se në këtë kontekst përmendet emri i Profesor Rexhep Qosjes, kolegut shumëvjeçar të Profesor Anton Çettës në Universitetin e Prishtinës dhe kolegut e drejtorit shumëvjeçar të tij në Institutin Albanologjik.” (Ramadan Muçolli)”

Disa pjesë nga kujtimet e mia me profesorin i kam hjekur për shkaqe të privatësisë .

U konsultova edhe me këto të dhënat:

Anton Çetta u shpall ‹persona non grata› nga kolegët e tij, Nga Ramadan Muçolli

Syri, 08:14, 15/05/2017

Anton Çetta, mirë se vjen në Gjakovë! Kur? October 27, 2016, Fahri Xharra

ANTON ÇETTA – »BABAI I PAJTIMIT»,Nga Don Lush GJERGJI, Zemra Shqiptare, E Marte, 18.06.2013,

Sot në pervjetorin e lindjes se Prof.Anton Çettës, njeriut i cili nuk e donte Kosoven në Gjak dhe në vëllavrasje, January 21, 2016

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 2 janar 2018