Ne këtë botë, e vetmja gjë që kemi është koha….!

0
119

Një ditë, një njeri pa Zotin teksa iu afrua me një valixhe dhe e kuptoi qe kishte vdekur.

Zoti i tha: “Është koha që të shkosh”.

Njeriu i habitur, e pyet: “Kaq shpejt?

Kisha akoma shumë projekte…”.

Zoti iu përgjigj: “Më vjen keq, por ora jote erdhi…”

“Çfarë ka në valixhe?”, ia ktheu njeriu.

“Gjëra që të përkasin ty”, i tha Zoti.

“E ke fjalën për të mirat materiale dhe paratë e mia?”, vijoi njeriu.

“Ato gjëra kurrë nuk kanë qenë të tuat, ato i përkisnin botës”, tha Zoti.

“Mos vallë janë kujtimet e mia?”, pyeti njeriu.

“Ato nuk të kanë perkatur kurrë ty, kujtimet ishin të kohës”, u përgjigj Zoti.

Mos janë talentet e mia?

Ato nuk ishin të tuat, i përkisnin rrethanave.

Atëherë në të janë miqtë e mi.

Ata kurrë nuk kanë qenë të tutë, i përkisnin udhëtimit.

Mos vallë më ke sjellë gruan dhe fëmijët e mi?

Ata nuk ishin të tutë, ata i përkisnin zemrës.

Mos ndoshta është trupi im?

Kurrë nuk ka qenë i yti, trupi i përket dheut.

Atëherë në valixhe është shpirti im.

Më vjen keq, kurrë ska qenë i yti.

Shpirti jot më përket mua.

Njeriu i acaruar, e shkelmoi valixhen e cila u hap dhe për habi ishte bosh fare.

I prekur dhe me lot në sy tha: “Atëherë kurrë nuk paskam patur asgjë?”

Zoti iu përgjigj: “Çdo çast që ke jetuar ka qenë i gjithi i joti, ekzistenca jote ka qenë një varg momentesh të gjitha të tuat.Ne

këtë botë, e vetmja gjë që kemi është koha….!