Në janar Barcelona gati të transferojë këtë lojtar

0
196

Barcelona po shqyrton mundësinë për të transferuar një lojtar gjatë merkatos së janarit.

Është e përditshmja katalanasve, “Mundo Deportivo” e cila shkruan se Samuel Umtiti duhet të operohet shkaku i dëmtimit në gju ndërsa Barcelona po mendon për zëvendësuesin e tij.

Në rast operimi të Umtitit, Barcelona do të shikojë mundësinë e transferimit të mbrojtësi të Zenitit, Branislv Ivanovic.

Kujtojmë që Ivanovic tashmë në moshën 34-vjeçare ka një eksperiencë të madhe në Europë pasi më parë ka luajtur me klubin e njohur të Chelseas ku në 261 ndeshje ka realizuar 22 gola.