Në horizont ndarja mes Manchester United dhe Mourinhos

0
195

Jose Mourinho duket se është gati për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Manchester United.

 

Lajmi e jep Daily Mail, që precizon se marrëdhëniet e portugezit me klubin mund të marrin fund me përfundimin e sezonit.

 

 

Në fakt Daily Mail zbulon se ka një shqetësim të madh në klub për sjelljet e fundit të ‘Special One’, që gjithmonë shigjeton klubin me kritika.

 

Po ashtu mësohet se portugezi shumë shpesh udhëton për në Londër ku e ka shtëpinë, gjë që nuk i pëlqen hirarkisë së klubit.

 

Me shumë mundësi në të ardhmen e portugezit po projektohet një lidhje me PSG.

 

Deklaratat e shpeshta me sarkazëm dhe polemikat me klubin, veçanërisht për blerjet, si edhe sulmi që i bëri një prej legjendave të skuadrës, Paul Scholes janë fakte të mjaftueshme të vuajtjes që Mourinho po përjeton në bankinën e Manchester United.

 

Asnjëherë luzitani nuk ka arritur në këtë periudhë të krijojë një marrëdhënie të mirë, ndërsa vazhdon të qëndrojë ende në hotel, e shpesh udhëton drejt Londrës ku jeton familja e tij.

 

Tabloidi britanik zbulon se kjo situatë ka ngritur sirenat e alarmit për klubin