Në Gjakovë e ‘qalldisin’ me def e me valle

0
587

Derisa sot po votohet në gjithë Kosovën, në Gjakovë në lagjen e komunitetit RAE po e shënojnë në mënyrën e tyre të zakonshme.

Gazetari i Klan Kosova ka paraqitur në ekran dy zonja ‘defatore’ të cilat para se ta ‘qalldisin’ kanë treguar se me këtë instrument muzikor kanë filluar të merren që si fëmijë, njëra nga mosha 10 vjeçe e tjetra që nga mosha 7 vjeçe.

Ato kanë thënë se asnjëherë nuk e kanë lënë defin as si vajza e as pas martesës.