Ndodh edhe kjo, parregullsi gjatë procesit zgjedhor qysh në mëngjes

0
184

Organizata, Demokracia në Veprim, është duke bërë vëzhgimin e procesit të votimit në komunat ku po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve. Albert Krasniqi nga DnV tha se sa i përket procesit të hapjes së vendvotimeve, vëzhguesit e kësaj organizate kanë evidentuar vonesa në 12 vendvotime nga 1777 qendra të votimit.

Ai tha se vonesa të hapjes së qendrave të vendvotimeve ndodhën për shkak të vonesave të komisionërëve. Në Prizren u evidentuan vonesa në pesë vendvotime, në Suharekë tri, në Prishtinë dy dhe në Rahovec e Klinë nga një vonesë 30 minutëshe.

“Mungesë e materialeve zgjedhore u evidentua në 60 vendvotime, si në Gjilan, Mitorvicë, Klinë, Prishtinë, Gjakovë etj”, tregoi tutje Krasniqi.

Ai përmendi edhe disa parregullësi të tjera, si thyerja e xhamit në një qendër të vëndvotimit, pastaj personat e paautorizuar në vendvotim etj.