Ndërron jetë i moshuari nga Mitrovica që ia kallën shtëpinë para disa jave

0
243

Ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës i moshuari Fazli Deliu, të cilit para disa ditësh ia kishin kallur shtëpinë në fshatin Shipol.

Pas këtij akti të turpshëm, ai endej nëpër spitale të ndryshme për ta shëruar plagën e thellë që kishte në trup, respektivisht në krahun e djegur me acid.
77- vjeçari në një intervistë dhënë “Indeksonline” kishte deklaruar se ishte sulmuar nga një person brenda shtëpisë së tij në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Shipol.