Ndërron jetë aktorja Karin Dor

0
308

Aktorja gjermane, Karin Dor, ka ndërruar jetë në shtëpinë e pleqve në München, në moshën 80-vjeçare.

Karin ishte e njohur nga rolin e agjentes famëkeqe Helga Brandt në filmin për James Bond, «Jetohet vetëm dy herë» në vitin  1967.

Ajo ka luajtur edhe në trilerin e Alfred Hitchcock «Topaz» në vitin 1969, së bashku me Christopher Lee. Po ashtu ka luajtur edhe në filmat «Takes a Thief», «Ironside» dhe «The F.B.I.».

Për jetën e saj private dihet shumë pak. Ishte e martuar tri herë dhe ka një djalë.