Ndërron jetë 29-vjeçarja e plagosur në aksidentin e Kalimashit

0
405

Një aksident i rëndë ka ndodhur në tunelin e Kalimashit këtë pasdite pasi një makinë ka dalë nga rruga.

Sipas Policisë drejtuesja e mjetit, 29 vjeçarja mirditore, S.Gjoka, e cila mbeti e plagosur rëndë ka ndërruar jetë në spital.

Informacion paraprak:

Më datë 12.11.2017, në rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volkswagen” me targa AA 477JB, që drejtohej nga shtetësja S.Gj.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit, shtetësja S.Gj., 29 vjeçe, banuese në Mirditë, dhe shtetasi R.F, 32 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.

Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Kukësit, ku drejtuesja e mjetit vdiq ne spital pak orw pas aksidentit.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/